“Ai do të mbyt Ukrainën në gjak përfshirë këtu dhe gjakun e ushtarëve të tij” – u shpreh Zelenski në një interviste për Bild TV në Gjermani. Këto komente të presidentit ukrainas vijnë menjëherë pasi Vladimir Putin njoftoi mobilizimin e 300.000 trupave shtesë si përforcim i ushtrisë ruse për ofensiven në Ukrainë, pa harruar dhe kërcënimet e përsëritura për sulme nukleare ndaj perëndimit.
Zelenski shtoi se perëndimi nuk duhet t’i konsiderojë thjesht si bllof këto deklerata të kreut të Kremlinit pasi gjatë këtyre muajve luftë në Ukrainë ai ka treguar se di të godasë dhe mbi popullsinë civile. Ndërkohë, presidenti ukrainas u shpreh i bindur se perëndimi nuk do e lejojë Rusinë të përdorë armët e shkatërrimit në masë, pasi një hap i tillë do të çontë drejt një konflikti të zgjeruar global.
Zelenski po ashtu shprehu vendsomërinë për vijimin e luftimeve në terren duke synuar çlirimin e territoreve të pushtuara deri në nxjerrjen përfundimtare të Rusisë jashtë kufinjve të Ukrainës.