Antonio Leka u arrestua nga policia e Lezhës e cila i sekuestroi dhe një arsenal luftarak.
36-vjeçari, gjatë marrjes në pyetje deklaroi se me këto arme kishte planifikuar të vriste figura politike të vendit. Sipas Lekës atentatet do të kryheshin në qytetin e Lezhës.
Leka ka refuzuar të tregojë se nga i kishte marrë armët, ndërkohë që ka pohuar se atentatet do t’i kryente pasi vrasjen e politikanëve e konsideronte si akt patriotik.
Burimet bëjnë me dije se po vlerësohen dhe kushtet e shëndetit të tij mendor.