Enkelejd Alibej ka përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike deputetët Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj.

Sipas një njoftimi të selisë blu, deputetët në fjalë nuk kanë përmbushur afatin 1-vjeçar për t’u distancuar nga sulmet ndaj selisë së partisë të ndodhura një vit më parë. Enkelejd Alibeaj kishte vendosur këtë afat, por asnjë nga deputetët e përjashtuar nuk u distancuncua nga zhvillimet në fjalë, por përkundrazi akuzuan Alibeajn se ka marrë peng përfaqësimin zyrtar të partisë duke u shndërruar në marionetë të Edi Ramës.

Njoftimi për përjashtimin e 4 deputetëve i është dorëzuar dhe Kuvendit të Shqipërisë duke e vënë në dijeni se grupi parlamentar i udhëhequr nga Alibeaj tashmë ka katër numra më pak. 

Njoftimi i plotë:

“Sot, më datë 10.01.2023, ka përfunduar afati 1 vjecar për distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike të deputetëve të pezulluar Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj. Në mungesë të aktit të distancimit, sipas vendimit nr.1 dhe nr. 1/1, datë 10.01.2022 të Kryesisë së Partisë dhe konfirmimit të Këshillit Kombëtar dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 15.01.2022, nga sot hyn në fuqi masa e largimit zyrtarisht të tyre nga Grupi Parlamentar. Për këtë qëllim, është njoftuar zyrtarisht Kuvendi i Shqipërisë që deputetët Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj nuk janë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 11.01.2023.″

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *