Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç tha se Serbia nuk i ndryshon qëndrimet për mosnjohjen e shtetit të Kosovës dhe refuzimin e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

Zyrtari i lartë serb deklaroi se raportet e Serbisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në rritje, por kjo frymë e re raportesh nuk ndikon në qëndrimet e mëhershme të Serbisë.

Duke folur për Euronews Serbia, ai iu referua dhe anëtarësimit të mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës duke qartësuar se Serbia nuk mund të pengojë këtë proces pasi Kosova i ka numrat e nevojshëm për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës megjithatë theksoj se në rast se kjo ndodh, atëherë Serbia do të largohej nga kjo organizatë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *