Gjykata e Tiranës la në burg tre zyrtarët e Ministrisë së Financave të arrestuar për korrupsion. Arlind Gjokutaj, sekretar i përgjithshëm pranë kësaj ministrie, së bashku me Fatmir Hoxhaj, shef personeli dhe Alban Ruli, përmbarues, morën masën “arrest me burg” të akuzuar për shpërdorimin e 1.2 milionë eurove.
Në seancë ishin të pranishëm Hoxhaj dhe Ruli, ndërsa Gjokutaj u përfaqësua nga avokati i tij pasi më herët ishte transportuar në spital për shkak të problemeve kardiake që kishte shfaqur pas arrestimit.
Tre zyrtarët u akuzan se kanë favorizuar shtetasin Ilir Thana duke e trajtuar këtë të fundit me statusin e pronarit pa qenë i tillë duke riekzekutuar një vendim të Ministrisë së Financave të ekzekutuar fillimisht në vitin 2015-të.
Sipas prokurorisë, në harkun kohor të tre muajve, duke nisur nga gushti i kaluar deri në tetor, Ministria e Financave në kundërshtim me ligjin, ka pranuar për të ekzekutuar titullin përmbarimor duke derdhur në llogari të Thanës dhe motrës së tij shumën prej 48 milionë lekë të reja, ndërsa pjesa tjetër prej rreth 980 milion lekësh të vjetra do të lëvrohej më vonë.
Avokatët e tre zyrtarëve shmangën komentet për mediat në përfundim të seancës.