Karabinieria italiane njoftoi se ka arrestuar Mateo Mesina Denaron, të njohur si bosi e fundit në arrati i Cosa Nostra-s.

Shtatorin e vitit të kaluar, autoritet italiane kishin rënë në gjurmët e Denaros duke raportuar se ai ishte në gjendje të drejtonte organizatën mafioze duke qenë në arrati.

Bosi i Cosa Nostra-s ishte në kërkim prej tre dekadash pasi ishte dënuar me burgim të përjetshëm si pjesëmarrës në atentatet ku mbetën të vrarë ish-prokurorët e antimafias italiane, Xhovani Falkone dhe Paolo Borselino. Atentatet ndaj dy prokurorëve në vitin 1992, u pasuan një vit më vonë nga sulme me bomba në Romë dhe Firence ku u vranë 10 persona. Për këto sulme, Denaro mori një tjetër dënim me burgim të përjetshëm.

Mateo Mesina Denaro u arrestua në kryeqytetin siçilian të Palermos, ndërkohë që kryeministrja e Italisë, Xhorxhia Meloni e përshëndeti arrestimin e tij duke e konsideruar një fitore të madhe të shtetit në luftën ndaj krimit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *