Emigracioni është një nga fenomenet kryesore të tranzicionit shqiptar.
Sipas referimeve të Eurostat-it, 1.2 milionë shqiptarë janë larguar nga vendi gjatë tri dekadave të fundit. Eurostat po ashtu raporton se 32% e shqiptarëve jetojnë jashtë vendit. Një raport i fundit i OKB-së evidenton Gjirokastrën si qytetin më të shpopulluar në Evropë.
3% e gjirokastritëve emigruan në 6 vite duke shënuar shifrën më të lartë në vend dhe Evropë. Pas Gjirokastrës vijnë Berati dhe Dibra me 2.4 dhe 2.3 rënie të popullsisë.
Vetëm Tirana ka pësuar rritje të popullsisë në këto vite, me 1.5%.