Parlamenti Evropian votoi sot një rezolutë e cila synon unifikimin e qëndrimeve të vendeve anëtare lidhur me politikën e jashtme.
Rezoluta në fjalë ofroi dhe një raport për Serbinë, ku kërkohet ndalimi i procesit të negociatave për anëtarësim.
Kjo rezolute e PE-së kërkon shqyrtimin e shpejtë të kësaj kërkese nga BE-ja pasi politika e Serbisë ndaj Rusisë mbetet e pandryshuar që nga nisja e sulmit ushtarak ndaj Ukrainës.
Kjo është hera e dytë në pak muaj që Serbia vendoset nën presionin e strukturave të Bashkimit Evropian për ndryshimin e qëndrimit ndaj agresionit rus të Ukrainës.
Harmonizimi i politikës serbe me atë të BE-së do e detyronte Beogradin të vendoste sanksione ndaj Moskës gjë e cila është refuzuar sistematikisht nga politika serbe.