Parlamenti Evropian kërkoi hetim për eurodeputetin, Oliver Varlehy i cili mendohet se ka favorizuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në progres-raportet e tij për Serbinë si vend kandidat për anëtarësim në BE.
“Të këtij mendimi janë shumë eurodeputetë të cilët propozuan një hetim për kolegun e tyre hungarez” – raporton Deutsche Welle.
Akuza ndaj deputetit hungarez lidhet me faktin se ai ka shmangur në mënyrë të qëllimshme raportimet objektivë lidhur me çështje të ndjeshme që kanë të bëjnë me demokracinë dhe sundimin e ligjit në Serbi.