Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Situata më kritike paraqitet në Lezhë ku sipërfaqe të mëdha toke janë përmbytur, ndërsa uji ka depërtuar dhe në disa nga lagjet e qytetit.

Banorët e këtyre lagjeve raportojnë se uji ka depërtuar në disa banesa në zonë dhe vështirësitë sa vijnë dhe shtohen.

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, pranoi se gjendja në terren nuk është aspak e mirë dhe se grupet e punës po bëjnë gjithçka për të evituar humbjet e jetëve njerëzore.

 “Ka prurje të jashtëzakonshme. Ishte e paparashikuar, nga të dhënat parashikonim reshje të ulëta jo të këtij intensiteti. Jemi në terren me ekipet e emergjencave, punonjësit e bashkisë po bëjmë çfarë është e mundur që situata të mos ketë pasoja në njerëz. Shpresojmë që situata të vijë në përmirësim të vazhdueshëm dhe të dalim nga kjo problematikë. Kemi hapur 400 km kanale kulluese, nuk kemi probleme në shumë zona. As në shirat e mëparshëm nuk kemi patur probleme shumë të rënda. Jemi në këtë zonë, kemi bërë një vështrim në disa zona. Kemi identifikuar të gjitha problematikat. Kemi gjithçka në kontroll, kryesorja është evakuimi i personave që janë në probleme pastaj do shkonim se ku mund të ndërhyjmë me emergjencat më vonë.’- tha Ndreu.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *