Propozimi i presidentit francez, Emanuel Makron për shtyrjen e moshës së pensionit për punëtorët nga 62 në 64 vjeç ka provokuar protesta dhe bojkot të shërbineve publike në qytetet kryesore të Francës.
Tetë sindikata franceze thirrën sot të parën protestë e cila u shoqërua me grevë nga punonjësit e transportit publik.
Trenat dhe autobusët ndaluan punën, ndërsa metrotë u mbyllën pjesërisht. Fluturimet u anuluan, ndërkohë që grevës iu bashkuan një numër madh mësuesish të cilët nuk zhvilluan mësim në shkollat e tyre.
Protesta pati në Paris, Marsejë, Nisë dhe Tuluzë. Kulla Eifel u mbyll për vizitorët.
Përfaqësuesit e sindikatave deklaruan se kjo është pikënisja e serisë së protestave të cilat nuk do të ndalen deri në tërheqjen e presidentit Makron nga nisma që zgjat vitet e punës për punëtorët.