8 ushtarë rusë braktisën frontin e luftës në Ukrainën lindore për t’u rikthyer në Rusi ku po përballen me akuzën e dezertimit.
Ushtarët u rekrutuan në shtatorin e vitit të kaluar në kuadrës të mobilizimit të pjesshëm shpallur nga Vladimir Putin.
Ushtarët vendosën të largohen nga lufta duke marrë një taksi që do t’i rikthente në shtëpi.
Arratisjen nga fronti dhjetorin e vitit te kaluar e organizoi rreshteri, Jevgeni Kravçenko. Sipas mediave të huaja, Kravçenko ka shpjeguar arsyet e largimit me mungesën e trajtimit të nevojshëm në një front lufte.
Ai ka thënë se ata nuk kishin uniforma dhe ushqim të mjaftueshëm.
Rreshteri nën akuzë për dezertim po ashtu ka deklaruar se ata u përdorën për të hapur gropa dhe nuk u trajnuan asnjë ditë për veprime luftarake.