Korçë

Në qarkun Korçë gjatë natës  ka pasur reshje shiu dhe dëbore. Reshjet kanë qenë në formë dëbore në kuotën +900 m. Në rrugën e Dardhës nga km 4 -km 13 ,reshje dëbore, trashësia 10 cm deri 25 cm.

Në rrugën Korçë-Voskopojë nga km 7- km 18, trashësia 5-15 cm. Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë km 12 deri km 30 trashësia 5cm – 15 cm.

Ndërkohë është punuar dhe punohet me 7 mjete borëpastruese për pastrim dhe kriposje. Në rrugën e Dardhës nga km 8 – km 13 kalimi i mjeteve bëhet me zinxhirë ose goma dimërore në orët e paradites.

Në akset e tjera qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme dimërore, rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.

Gjirokastër

Në qarkun e Gjirokastrës gjatë natës ka patur reshje shiu me intesitet deri në mesatar të shoqëruara me erë të fortë, reshje që vazhdojnë dhe në mëngjes. Nga MZSH bashkia Memaliaj njoftohem për një pemë të rëzuar në rrugë Memaliaj.

Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikse të cilat larguan pemën e rrëzuar nga rruga. Niveli i Vjosës në pikmatjen e urës Memaliaj është i pa ndryshuar që nga dje në mbrëmje, më pak së 4 metër.

Në pikmatjen e pacarelës Përmet niveli i Vjosës është 2.4 metër. Furnizimi me energji elektrike në qark është normalizuar. Furnizimi me ujë të pijshëm është i pa ndërprerë. Në bashkitë e tjera të qarkut deri në orën 08: 00 me përjashtim të problemeve të raportuara dhe janë në vëmëndje të punës së strukturave përgjegjëse nuk ka situata të tjera. Mbetemi në kontakt për çdo situatë që mund të krijohet.

Shkodër

Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 21.01.2023 paraqitet si me poshte:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.10 me nje renje prej 5 cm me oren 18.00 te dates 20.01.2023 ( kuota max 7.50 m ). Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.20 m me nje rritje prej 5 cm me oren 18.00 te dates 20.01.2023 ( kuota max 8.70 m ). Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1120 Ha, e pandryshuar me oren 18.00 te dates 20.01.2023

Njesia Administrative Ana e Malit 1100 Ha e pembytur. Rruga e obotit ka prezence uji 55 cm, e pandryshuar me oren 18.00 e dates 20.01.2023. Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit. Ne rrugen e Obotit po operon nje mjet I kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise.

Njesia Administrative Dajç 20 Ha toke bujqesore ( siperfaqe toke mbas argjinatures). Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.

Lezhë

Territori i Qarkut Lezhë është përshkuar nga rreshjet e shiut me intensitet të ulët, ka pasur rreth 20 mm shi gjatë natës. Kuota lumit Drin është në nivelin +1.0 m, nga +2.0 m që është kuota kritike, pra kemi një rënje të nivelit me rreth 0.30 m, nga gjendja e darkës) dhe ka tendencë për ulje pasi rrjeshjet e shiut momentalisht kanë intensitet të ulët, kurse kuota e lumit Mat vazhdon me rritje të vogël, për shkak të shkarkimeve të H/C Ulëz e Shkopet, 220 m³/s, kurse nga Diga Qafë Mollë e H/C mbi lumen Fan është 153 m³/s, por pa krijuar problem, përshkak të gjerësisë së shtratit të lumit Mat.

Hidrovoret janë gadishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë. Hidrovori Balldre kuota -1.55 m (-1.5 m ) kuota kritike.

Hidorvori Tale kuota + 0.2 m nga (- 1.0 ) m kuota kritike. Hidrovori Shllinza kuota +0.02 m nga – 0.5 m kuota kritike.

Hidrovori Droje kuota +0.2 m nga 0.00 m kuote kritike. Hidrovoret e tjera nuk paraqesin problematika

Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin raportohet:

Në pjesën që kullon hidrovori i Drojës, njësia administrative Mamurras kemi rreth 30 ha tokë bujqësore të përmbytur.

Në ish kënetën Gjonëm kemi rreth 270 ha tokë të përmbytur. Nga strukturat e MC të bashkisë Lezhë, raportohet:

Në ish kënetën e Toroviocës , njësia administrative Balldren, kemi të përbytur akualisht rreth 250 ha.Po në këtë njësi në fshatin Gocaj kemi rreth 20 ha sipërfaqe toke të përmbytur. Në njësinë adminstative Zejmen kemi rreth 200 ha toke bujqesore te permbytura ne ish kënetën Spiten –Tresh. Në total si qark kemi rreth 770 ha tokë bujqësore të përbytur.(300 ha bashkia Kurbin dhe 470 bashkia Lezhë)

Gjendja e digave të ujëmbledhësave është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e MC të bashkive, deri tani nuk raportohen problem.

Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë, raportohet: Situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qete. Reshjet e shiut vazhdojnë të jenë me intensitet të ulët.Në zonat e thella dhe me shtrirje në lartësi mbi nivelin e detit kanë filluar reshjet e dëborës, si në fshatin Nenshejt, Nj.A Orosh trashësia e dëborës eshte rreth 25 cm, dhe vazhdon te bjere. Ne disa fshatra te Nj.A Fan trashesi eshte rreth 30 cm, vazhdon te bjere. Rrugët deri tani raportohet që janë të kalueshme dhe pa probleme. Furnizimi me energji elektike, raportohet që është normalizuar. Ne zbatim të detyrave të deleguara nga Prefekti i Qarkut Lezhë situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe strukturat vendore MC të bashkive të qarkut janë në gadishmëri.

Fier

Situata në territorin e qarkut Fier është e qetë. Nga struktura vendore të MC, nuk kemi raportime për situata problematike. Gjatë natës ka pataur reshje shiu me intesitet të ulët. Furnizime me ujë të pijshëm nuk ka problem.

Akset rrugore, rurale dhe nacionale janë të kalueshme normalisht. Hidrovoret janë në garishmëri të plotë pune.

Niveli i ujit në lumenjt Vjosa, Seman dhe Shkumbin është brenda shtratit dhe në kuota normale.Niveli i Vjosës në pikëmatjen e urës së Mifolit është 4.8m

Prezence uji në toka bujqësore nuk ka. Kemi ndërprerje të energjisë elektrike, në Njësinë Administrative Fratar në fshatrat Malas , Ninësh ,Gadurovë, Bejar.

Në Njësinë Administrative Selitë në fshatrat Gjerbës, Selitë, Kapaj, Çërrilë, bashkia Mallakastër.

Grupet e punës janë në terren dhe po punohet për riparimin e difekteve.

Burimi: Balkanweb

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *