Lojtari profesionist i pokerit, i quajtur “Big Ben”, tha në Euronews Albania se në tavolinat e pokerit në Tiranë luhet me shifra deri në 2 milionë euro.

I ftuar në emisionin “Real People”,  ai theksoi se ka marrë pjesë personalisht në lojëra pokeri me shuma të tilla në Tiranë.

“Unë kam parë dhe 100 mijë euro në tavolinë, kam luajtur në tavolina të tilla, pavarësisht se jam një lojtar që luaj me shuma të vogla.

Disa herë kam lozur dhe në tavolina të forta në Tiranë. Ka lojtarë të fortë dhe që kanë xhiruar shuma deri në 200 mijë euro. Dhjetë veta, 2 milionë euro tavolina.”- theksoi ai.

‘Big Ben” e konsideroi pokerin si sport dhe jo si bixhoz duke shprehur dëshirën që pokerin t’ia mësojë dhe vajzës së tij.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *