Ish-përfaqësuesi i Misionit Vëzhgues të OSBE-së në Kosovë gjatë periudhës së luftës, Uilliam Uoker u shpreh në favor të nismës së Kosovës për të paditur Serbinë për gjenocid dhe krime lufte në Kosovë. Ai tha se kriminelët serbë nuk kanë reshtur së mohuari krimet në Kosovë, prandaj ata duhet të dalin para drejtësisë.

Koha: Qeveria e Kosovës është zotuar se do ta padisë Serbinë për kryerje të gjenocidit dhe dokumentimi i krimeve është hapi i parë. Sa besoni se Kosova është e gatshme të bëjë padinë për gjenocid dhe a do të marrë edhe një dekadë për ta bërë një gjë të tillë?

Uilliam Uoker: Kjo është hera e parë që po e dëgjoj këtë. E inkurajoj fuqishëm qeverinë të bëjë atë që ju sapo thatë. Të filloj me cilindo proces që duhet për t’i sjellë kriminelët serbë para drejtësisë. Ju thatë do të flasim më vonë, por po e shoh çfarë po ndodh në Hagë tash me akuzat për krime lufte për liderët e UÇK-së, nga kosovarët. Nuk shoh ndonjë përpjekje paralele nga Beogradi për t’i ndjekur kriminelët serbë që janë ende atje.

Uoker foli lidhur me librin që ai po shkruan për masakrën e Reçakut duke theksuar se ka kryer një pjesë të punës dhe se i duhet të nxitojë për të kryer dhe pjesën e mbetur.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *