Papa Françesku u kërkoi peshkopëve katolikë të distancohen nga mbështetja për ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin në disa vende të ndryshme të botës.

Kreu i Selisë së Shenjtë tha në një intervistë për AP-në se të jesh homoseksual nuk është krim dhe se përfaqësuesit e katolicizmit nuk duhet të mbyllin dyert e kishave për homoseksualët.

“Të jesh homoseksual nuk është krim. Peshkopët katolike duhet t’i lejojne ata në kishë. Duhet të tregojmë butësi, ashtu siç Zoti na mëson dhe vepron ndaj nesh” – tha Papa Françesku.

Numërohen 67 shtete në botë ku homoseksualiteti sanksionohet me ligj, ndërsa në 11 prej këtyre shteteve, ky fenomen dënohet me vdekje.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *