Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti deklaroi gjatë një emisioni në Euronews Albania se në Shqipëri nuk ka një shifër të saktë të atyre që u infektuan dhe humbën jetën nga Kovid-19. Alimehmeti shtoi se mungojnë studimet për këto shifra, si mungojnë dhe studimet mbi efektivitetin e vaksinës ndaj virusit.

“Nëse transmetueshmëria e virusit do të ishte bllokuar nga vaksinimi, do krijohej baza etike për të thënë që vaksinimi të bëhet me detyrim. Politika është si ato makinat e rënda që duan kohën e vet të manovrojnë me muaj. Te ne nuk dihet se sa kanë qenë të infektuar dhe humbje jete zyrtarisht, nuk ka asnjë studim. Nuk është realiteti nga të dhënat që ka nxjerrë Ministria. Nuk dihet as sa ka qenë efektiviteti i vaksinës.” – tha ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *