Kryeministri Edi Rama u tha gazetarëve se dosja ndaj ish-zyrtarit të FBI-së nuk e implikon askund atë, pasi akuza lidhet vetëm me mosdeklarimet e aktivitetit të zyrtarit amerikan.

Rama foli dhe për dy shqiptarët e referuar në dosjen amerikane. Sipas kryeministrit, Agron Neza vjen nga lëvizja studentore dhe është shok i Azem Hajdarit dhe i afërm i Besnik Mustafajt.

Lidhur me Dorian Duçkën, Rama tha se ai ishte zv.ministër i Energjitikës në qeverinë e tij, ndërkohë që më vonë ka punuar pa pagesë për qeverinë.

“Përfundimet e hetimit dhe fillimi i fazës tjetër të procesit, ku hetuesit amerikanë kanë dorëzuar dosjen, nuk ka asgjë nga këto. Aty nuk përmendet kryeministri, aty thuhet se çfarë thotë njëri dhe tjetri, dhe vetë hetuesit thonë një gjë tjetër, që hetimet kanë përfunduar për mosdeklarim. Fola për zotin Agron, i cili e përsëris se vjen nga lëvizja demokratike, shok i të ndjerit, Azem Hajdari, fis i Besnik Mustafajt, dhe njerëz të nderuar pa dyshim. Përsa i përket personit tjetër ka qenë zv/ministër i Energjitikës në koalicionin e 2013 dhe më pas ka punuar pranë meje, pa pagesë.’ – tha Rama.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *