Emira Selimi vijon misionin e saj për mbledhjen e librave të cilët do të shërbejnë për ngritjen e të parës biblioteke shqiptare në qytetin e alfabetit, në Manastir.

Emira ndodhet në Tiranë për misionin e saj. Ajo i tha Televizionit Shqiptar se ka marrë shumë libra nga bibliotekat personale të gjimnazistëve, studentëve dhe njerëzve tê thjeshtë në Shqipëri.

“Kam mbledhur mbi 700 libra. Shumë njerëz, përfshirë gjimnazistë dhe studentë më kanë dhuruar libra në gjuhën shqipe nga bibliotekat e tyre personale. Pas Tiranës do të jem në Prishtinë. Jam e vendosur në përmbushjen e këtij misioni. Manastiri ka domethënie të madhe historike për ne shqiptarët.” – tha ajo.

Studentja shqiptare konfirmoi sërish se ka marrë kërcënime në rrjetet sociale pêr këtë nismë, por Emira theksoi se nuk do të ndalet duke shprehur bindjen se libri i shërben gjithmonë avancimit të një shoqërie dhe jo regresit të saj.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *