Oleg Deripaska, oligarku rus i sanksionuar nga SHBA-të rezulton të ketë fituar tre tendera publikë në Shqipëri gjatë viteve 2019-2021, tendera që kapin vlerën e 20 milionë eurove.
Konfirmimi vjen nga një dokument i gjetur me dosjen ndaj Charles McGonigal, i akuzuar se punoi për Deripaskën.
Kompania e Deripaskës “Trema Engieenering 2” fitoi tenderin e parë në 2019-n me vlerë 10 milionë euro për rikonstruksion i rrjetit të ujësjellësit Korçë-Përrenjas. Tenderi ishte shpallur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Një vit më vonë, në 2020-ën, Fondi Shqiptar i Zhvillimit i jep një tjetër tender të njëjtës kompani. Këtë herë, tenderi me vlerë 2 milionë euro për ndërtimin e rrjetit rrugor dhe infrastrukturës urbane të zonës së Shijakut në kuadër të procesit të rindërtimit.
Në vitin 2021, oligarku rus merr një tjetër tender me vlerë rreth 8 milionë euro nga FSHZH për rikonstruksionin e segmentit rrugor Peshkëpi-Hyrje e Selenicës.
Oleg Deripaska po ashtu rezulton bashkëpronar në Hidrocentralin e Shushicës me 25% të aksioneve.