Profesori amerikan dhe eksperti për çështjet e Ballkanit , Daniel Serwer i tha gazetës austriake “Der Standart” se Asosacioni i komunave me shumicë serbe e dëmton Kosovën pasi nuk është në përputhje me kushtetutën e këtij shteti.

Serwer theksoi se plani franko-gjerman në draftin e parë nuk përfshinte çështjen e Asosacionit dhe se kjo çështje është shtuar në një moment të dytë si konçension i perëndimit për Beogradin.

Sipas profesorit amerikan, Vuçiç e kërkon me insistim themelimin e Asosacionit gjë e cila i mundëson atij ruajtjen e kontrollit mbi një pjesë të territorit të Kosovës.

Serwer tha gjithashtu se presioni ndaj Kosovës është më i madh se ai ndaj Serbisë pasi faktori ndërkombëtar është i vetëdijshëm se Kosova nuk ka tjetër alternativë përveç rreshtimit me perëndimin, ndryshe nga Serbia që po luan kartën e politikës së balancuar mes Evropës dhe Rusisë.

Daniel Serwer shpjegoi se plani franko-gjerman nuk jep garanci për njohjen e Kosovës nga 5 shtetet mosnjohëse të BE-së dhe njëkohësisht nuk jep garanci të qarta për anëtarësimin e Kosovës në OKB apo në NATO.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *