Alicia Kearns, deputetja britanike, njëkohësisht drejtuese e Komitetit për Punë të Jashtme, ka kritikuar planin franko-gjerman. 

Sipas Kearns, neni 7 i planit që kërkon autonomi të zgjeruar qeverisëse për serbët e Kosovës, krijon terrenin për krijimin e një Republika Srpska të dytë në rajon pas asaj në Bosnje.

Ajo shtoi se diçka e tillê nuk duhet lejuar të ndodhë.

“Shumë e shqetësuar nga implikimet e propozimeve sipas nenit 7. Askush nuk duhet të kërkojë të rrënjos, e lëre më të projektojë me qëllim, çdo formë të “vetëqeverisjes” në vijat etnike brenda Ballkanit. Nuk duhet të krijohet asnjë entitet i stilit “Republika Srpska.” – ka theksuar ajo.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *