Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk i kurseu elozhet për kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç të cilin e konsideroi si fenomen në skenën politike ballkanike.

‘Milo Gjukanoviç është miku im dhe do të jetë gjithmonë miku im. E kam përkrahur në një moment të vështirë sepse ai përkrahte bashkëpunimin multietnik… Por kjo nuk më pengon dhe nuk mund të më pengojë të them bazuar në fakte se Dritan Abazoviç është një fenomen. Ai është një fenomen i pabesueshëm në rajon, në politikë. Për mendimin tim, është i vetmi, në mos gaboj, që arriti të krijojë një lëvizje që ka në qendër qytetarët, e cila në vetvete është multietnike, e hapur për të gjithë.” – tha Rama gjatë intervistës për televizionin malalez A Plus Tv.

Pas fjalëve të mira për Abazoviçin, Rama nuk i kurseu ato dhe për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kur u pyet për situatën e krijuar mes Kosovës  dhe Serbisë. Rama vlerësoi qëndrimin e presidentit serb në forumin e Davosit.

“E ndoqa deklaratën e fundit të presidentit Vuçiç nga Davos dhe mendoj se ishte mjaft e respektueshme duke pasur parasysh mënyrën se si ai shprehu nevojën për të ecur përpara. Sigurisht, në mënyrën e tij karakteristike shumë të veçantë të komunikimit, por shprehu respekt.”- theksoi Rama.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *