Bordi i Radio Televizionit të Kosovës njoftoi sot emërimin e Rilind Gërvallës në krye të këtij institucioni. Gërvalla mori 8 vota pro dhe asnjë kundër në procesin e votimit nga ky bord.
“Bordi i RTK-së me 8 vota pro dhe asnjë kundër, ka miratuar rekomandimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, për emërimin e z. Rilind Gërvalla në pozitën e drejtorit të kanalit shqip të RTK-së (RTK1, 3, 4). Në mbledhjen e sotme u diskutua edhe për zhvillime të tjera në RTK.” – thuhet në njoftimin e Bordit.
Ndërkohë partitë opozitare po e konsiderojnë emërim partiak dhe kapje të institucionit vendosjen e Gërvallës në krye të RTK-së pasi e cilësojnë këtë të fundit si mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje.