Eksperti i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer kërkoi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të propozojë një variant për asosacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë në përputhje me kushtetutën e vendit.
Sipas tij çdo propozim nga Prishtina nuk do të aprovohej nga Beogradi, por ky veprim do e lehtësonte pozitën e Kurtit ndaj presionit të rritur nga ana e partnerëve amerikanë dhe evropianë dhe do e kalonte topin në anën e Serbisë.
“Kurti duhet të krijojë një strukturë ndërkombëtare që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe kërkesat tjera të Kosovës, duke e bërë kështu rolin e Serbisë në komunitetet me shumicë serbe më transparent dhe të përgjegjshëm. Kosova duhet të kërkojë që të krijohet një strukturë e krahasueshme me atë të komunitetit me shumicë shqiptare brenda Serbisë.” – tha Serwer.
Serwer ripërsëriti se qëllimi i vetëm i Vuçiçit mbetet hegjemonist, pasi krijimi i aosacionit një-etnik në Kosovë vetëm sa e përforcon pozitën e Beogradit brenda shtetit të Kosovës.