Bilanci i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri sa vjen dhe rritet. Shifra e fundit raporton mbi 16.000 të vdekur, nga këta, mbi 12.300 në Turqi dhe mbi 3600 në Siri.

Numri i viktimave mund të rritet sërish, ndërkohë që në Siri ka ende me mijëra ndërtesa të rrënuara ku ende nuk ka prani të grupeve të kërkim-shpëtimit pasi zonat janë të kontrolluara nga grupet rebele.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan po përballet me kritikat e të mbijetuarve dhe familjarëve të atyre që ndodhen ende nën rrënoja. Ata akuzojnë shtetin e tyre se po vepron shumë ngadalë për shpëtimin e jetëve njërëzore.

Gjatë një vizite në provincën Hatay, ku më shumë se 3,300 njerëz kanë vdekur dhe lagje të tëra janë shkatërruar, Erdogan theksoi se është e pamundur të përgatitesh për fatkeqësi të tilla.: “Nuk është e mundur të përgatitemi për një fatkeqësi të tillë. Ne nuk do të lëmë asnjë nga qytetarët tanë pa përkujdesje.”- tha ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *