Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg do të gjykojë çështjen e ligjshmërisë së shembjes së Teatrit Kombëtar në Shqipëri.

Lajmin e konfirmoi “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” sipas së cilës kjo gjykatë do të vlerësojë pretendimet e mbrojtësve të teatrit shqiptar se godina u shemb në kundërshtim me ligjin pasi kishte një vendim të Gjykatës Kushtetuese që ndalonte rrëzimin e godinës.

Vendimi i Strasburgut pritet me shumë interes pasi çështja e teatrit mori një vëmendje të madhe publike. Qeveria dhe Bashkia e Tiranës insistuan në shembjen e godinës së pasi sipas tyre ajo ishte në kushte të amortizuara. Për mbrojtësit e teatrit, synohej që trualli i godinës të zaptohej nga interesa korruptive të lidhura me pushtetin.

Argumenti kryesori i “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit” është se godina u rrëzua në kundërshtim me një vendim të Gjykatës Kushtetuese që ndalonte çdo veprim për rrëzimin e saj.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *