Bilanci i viktimave nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë ka tejkaluar dhe parashikimet e OKB-së për 20.000 të vdekur.

Shifrat e fundit flasin për mbi 21.300 të vdekur. Turqia ka mbi 17.600 viktima duke tejkaluar shifrën e tërmetit të vitit 1999-të.

Në Siri numërohen mbi 3.600 viktima. Situata në terren mbetet e rëndë pasi besohet se ka ende shumë njerëz nën rrënoja si në Turqi ashtu dhe në Siri.

Grupet e kërkim-shpëtimit po sfidojnë të ftohtin e acartë duke qenë garë me kohën dhe me shpresën se ende mund të ketë të mbijetuar nën rrënoja.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *