Ambasada Amerikane në Tiranë ka kërkuar nga shtetasit amerikanë me qëndrim në Shqipëri të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Thirrja vjen para protestës së lajmëruar nga opozita e cila do të mbahet para godinës së kryeministrisë.

“Një protestë është planifikuar të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.” – thuhet në njoftim.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *