Grupet e kërkim-shpëtimit arritën të nxjerrin të gjallë nga rrënojat një 35-vjeçar që mbijetoi për 149 orë.
Mustafa Sungul ia doli të mbijetojë për 6 ditë nën rrënoja pasi ndërtesa ku ai banonte u shemb në zonën e Hatay-t, një nga më të goditurat nga tërmeti.
Sungul u identifikua nga ekipet rumune të kërkim-shpëtimit gjatë skanimeve mes rrënojave, ndërkohë që u deshën pesë orë punë për nxjerrjen e tij. 35-vjeçari konfirmohet se vuan nga epilepsia dhe shpëtimi i tij po konsiderohet si një mrekulli.