Vijon të rritet bilanci i viktimave nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë një javë më parë. Shifrat më të fundit flasin për mbi 34.000 të vdekur, ndërkohë që operacionet e kërkim-shpëtimin vijojnë pa ndërprerje.

Në Turqi raportohen 29.605 të vdekur, ndërsa në Siri 4.574.

Grupe të kërkim-shpëtimit pothuajse nga e gjithë bota kanë mbërritur në Turqi, përfshirë dhe ato armene që kaluan pas 25 vitesh kufirin për në shtetin turk.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka dërguar mbi 100 kamionë me ndihma, ndërsa pritet dhe miratimi i dy paketave të ndihmës emergjente për Turqinë dhe Sirinë.

Në Siri, gjendja vijon të jetë mjaft e rëndë pasi Rusia bllokoi në OKB nismën e një pakete ndihme për sirianët. Vladimir Putin i cili përkrah regjimin e Bashar Al Asadit duket para së gjithash i interesuar të ruajë ndikim e tij dhe në kohët kur Siria përballet me nevoja emergjente për ndihma.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *