Sekretari amerikan i shtetit, Antoni Blinken konfirmoi qëndrimin e SHBA-ve për nevojën a kompromiseve mes Kosovës dhe Serbisë duke premtuar se të dy vendet do të shpërblehen për këto marrëveshje.
Në një letër urimi drejtuar Serbisë me rastin e Ditës së Shtetësisë me 15 shkurt, Blinken shpreh bindjen se kompromiset mes Kosovës dhe Serbisë do të sjellin përfitime për të gjithë rajonin e Ballkanit.
“Jam i bindur se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, do të sjellë siguri dhe prosperitet për Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht, liderët serbë dhe kosovarë do të bëjnë kompromise të vështira për t’i arritur këto qëllime, por shpërblimet për popullin serb dhe gjithë rajonin do të jenë të mëdha.”- shkroi ndër të tjera Blinken në letrën e tij.