Analisti politik gjerman, Bodo Weber e cilësoi pêrpjekjen e themelimit të Asosacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë si orvatje të Serbisë për të shpëtuar fytyrën para serbëve lidhur me Kosovën e humbur në 1999-ën.
Sipas tij, Perëndimi duhet të kuptojë se Asosacioni po kërkohet nga Serbia pikërisht për këtë qëllim dhe jo si mekanizëm integrues për serbët e Kosovës.
“Ndryshe prej perceptimit të përgjithshëm të Perëndimit, Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk u projektua kurrë si instrument për integrimin e serbëve në shtetin dhe shoqërinë e Kosovës, por si mjet për t’i shpëtuar fytyrën Beogradit dhe për nevojën e Serbisë që t’u thotë serbëve në veri se përfundimisht do të qeveriseshin nga Prishtina, de jure.
Për integrimin e vazhdueshëm të serbëve të Kosovës, është e nevojshme të nxirret shteti serb nga Kosova dhe të përmbyset transformimi autoritar-kriminal në komunat me shumicë serbe. Kjo kërkesë duket se as nuk është menduar në Perëndim, ku mbizotëron një boshllëk strategjik.” – theksoi Weber.