Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e përshëndeti dakordësinë në parim mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit rreth planit franko-gjerman për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Rama nënvizoi në statusin e tij në rrjetet sociale se akuzat për tradhëti ndaj Kurtit janë të pabaza dhe se shpreson që marrëveshja në fjalë të pasohet dhe nga të tjera në vazhdim.
“Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhëti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë.”- shkruan Rama.