Agjensia Amerikane Kundêr Narkotikëve, DEA, njoftoi se ka intensifikuar aktivitetin e saj në Shqipëri dhe u bëri thirrje shqiptarëve të denoncojnê rastet e trafikut tê drogës dhe pastrimit të parave.

Thirrja e DEA-s u adresua përmes një mesazhi tê Ambasadês Amerikane nê Tiranë ku shqiptarëve u garantohet ruajtja e anonimatit për rastet e denoncuara.

“Agjensia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: albania_DEA_tipline@state.gov. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.” – thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *