Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbeg deklaroi se një fitore e mundshme e Rusisë në Ukraine do e motivonte Kinën për të pushtuar ishullin e Tajvanit.
“Rezultati i luftës në Ukrainë ndikon në përfundimet që do të nxirren në Pekin. Kjo përfshin Tajvanin. Nëse Putini arrin atë që dëshiron me Ukrainën duke thyer ligjin ndërkombëtar dhe duke përdorur forcën ushtarake, atëherë është një mesazh për liderët e tjerë autoritarë gjithashtu në Pekin se ata mund të arrijnë atë që duan duke përdorur forcën ushtarake.”- tha Stoltenberg.
Kina prej vitesh kërkon rianeksimin e Tajvanit duke kërcënuar vazhdimisht me përdorimin e forcës, ndêrkohë që autoritet tajvaneze refuzojnë një ribashkim me Kinën. Po ashtu, anketimet e kryera tregojnë se shumica e tajvanezëve nuk e duan një bashkim me Kinën.