Fermerët korçarë që merren me kultivimin e qepës thonë se po detyrohen të shesin qepën me 18 lek kilogramin te tregtarët të cilët më pas e shesin me çmim 30-40 lekë.
“Unë sivjet bëra 96 kuintal. Kam 33 vjet që jam fermer i rregullt. Punojmë, harxhojmë, investojmë në pleh, helme në fushën punëtore dhe nuk del kostoja. Unë i kam shitur me 18 lekë të reja qepën dhe duhet ta ulë sipërfaqen sepse nuk kam leverdi. Më mirë të iki tre muaj në Greqi dhe dal më i fituar.” – tha një nga fermerët pêr Euronews Albania.
Fermeri shton se se në kêto kushte atij i leverdis më shumë tê kryeje një punë sezonale në Greqi pasi i jep më shumê fitim.