Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmë kur një mjet Audi Q8 u përplas me bordurat mbrojtëse të rrugës në rrethrrotullimin e Saukut dhe më pas ra në autostradë.
Pamjet e aksidentit tregojnë mjetin që hyn në rrethrrotullim me shpejtësi të madhe dhe pasi thyen barrierën mbrohtëse përfundon në autostradë.
Si pasojë e aksidentit humbën jetën shoferi 20-vjeçar Klevis Ruçaj, Eriselda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroi, 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, ndërsa u plagosën 2 persona të tjerë.
Burimet thonë se mjeti Audi Q8 hyri në rrethrrotullim me shpejtësi mbi 260km/h ndërsa ekspertiza nuk konstatoi gjurmë frenimi të fortë në rrugë nga mjeti që fluturoi nga rrethrrotullimi në autostradë.