Presidenti i Serbisë, Aleksadndër Vuçiç kritikoi vendimin e Parlamentit Europian që dha dritën jeshile për liberalizimin e vizave me Kosovën duke theksuar se ky vendim shkon në favor të Albin Kurtit. Vuçiç nënvizoi se kryeministri i Kosovës nuk ka ndërmend të formojë Asosacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Kurti është i vendosur të mos e formojë Asociacionin. Liberalizimi i vizave është një inkurajim për Kurtin. Ne nuk kemi asgjë kundër heqjes së vizave për Kosovën dhe duhet t’i gëzohemi atij vendimi. Por, momenti në të cilin ndodh kjo, tregon se ata jo vetëm që nuk janë të gatshëm të ushtrojnë presion, por janë duke e inkurajuar Kurtin që të vazhdojë politikën e mospërmbushjes së obligimeve të veta.”- tha Vuçiç.
Presidenti serb ritheksoi sërish angazhimin diplomatik të vendit të tij për të mos lejuar anëtarësimin e Kosovës në OKB. Vuçiç e konsideron një marrrëveshje kapitulluese për Serbinë çdo pakt që afron Kosovën me anëtarësimin në OKB dhe nuk mundëson krijimin e Asosacionit në Kosovë. Ai bëri me dije se nuk do pranojë të firmosë atë që e quan kapitullim për Serbinë.