Shqiptarët e Amerikës do të protestojnë ditën e enjte më datë 16 mars kundër krijimit të Asosacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Protesta vjen si shprehje mospajtimi ndaj presionit që po ushtrohet ndaj Kosovës për krijimin e kêtij Asosacioni.
Njoftimin për protestën e dha Uk Lushi, veprimtari shqiptar në Amerikë i cili shkroi ndër tê tjera se qeveria e Kosovës nuk mundet të krijojë Asosacionin pasi ky veprim njollos sakrificat e vendit ndër dekada.
“Udhëheqësit e Kosovës dhe populli i saj, bashkë me ne, nuk guxojmë të lejojmë apo legjitimojmë defunksionalizmin e shtetit të Kosovës. Gjaku i dëshmorëve të UÇK-së, viktimave dhe puna e miliona shqiptarëve nuk duhet të shkelet. Të enjten, me Kosovën dhe për Kosovën, për drejtësi, të gjithë bashkë.” – shkroi Uk Lushi i cili dha dhe disa lokacione për protestën e 16 marsit.