Publikoi Sebastian Zonja

 Sonia Biserko, shefja e Komitetit të Helsinkit në Beograd, ka thënë për median malazeze “Pobjeda” se interesi rus sot në Ballkan është Adriatiku, duke mbajtur parasysh Malin e Zi. Sipas saj, prioriteti i Perëndimit në Ballkanin Perëndimor është marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë – Beograd dhe luftimi i ndikimit rus në rajon.

Biserko u ndal edhe te zgjedhjet presidenciale më 19 mars që do të mbahen në Mal të Zi, ku tha se ekzekutivi malazez nën drejtimin e kryeministrit Dritan Abazoviç dhe forcave pro-ruse që dolën fituese nga zgjedhjet e vitit 2020, e distancuan Malin e Zi nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe ky trend është pasojë e ndikimeve të jashtme të Rusisë dhe Serbisë.

Sipas saj, Beogradi dhe Moska kanë interes të madh për humbjen e Gjukanoviçit në zgjedhje. Interesi i Moskës, thotë Biserko, është të depërtojë në Adriatik dhe, akoma më shumë, në një shtet anëtar të NATO-s. Kjo do të ishte një sfidë e madhe për NATO-n. 

https://www.pobjeda.me/clanak/sonja-biserko-beograd-racuna-da-dukanovic-nece-dobiti-izbore

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *