Presidenti serb, Aleksandêr Vuçiç ritheksoi qëndrimin e tij pêr mosnjohjen e shtetit të Kosovës.
Ai tha gjatë një tubimi nê Serbi se është betuar në Kushtetutën e Serbisë dhe nê Ungjillin e Mirosllavit pêr të mos nënshkruar asnjë dokument që legjitimon pavarësinë e Kosovês.
“E di se për çfarë jam betuar, Kushtetutën e Serbisë dhe Ungjillin e Mirosllavit. Nuk do të jem unë ai që do t’ua nënshkruaj pavarësinë e Kosovës. Nuk ka dorëzim, ne nuk do ta njohim pavarësinë as de fakto as de jure. Detyrimi ynë i parë është të mbrojmë Serbinë, i dyti është të mbrojmë interesat kombëtare dhe i treti është të mbrojmë paqen dhe stabilitetin.” -u tha Vuçiç serbëve në tubim.