Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve hodhi poshtë kërkesën e “Lëvizjes Bashkë” duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit Qëndror  të Zgjedhjeve për mosregjistrimin e këtij subjekti politik në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Palët paraqiten argumentet e tyre, por në fund KAS-i la në fuqi vendimin e KQZ-së çka solli dhe reagimin e kreut të kësaj force politike.

Arlind Qori e konsideroi vendimin e KAS-it si politik duke theksuar se çështjen do e ankimojnë në Kolegjin Zgjedhor. Qori shtoi se do të vijohet me mbledhjen e firmave që do i mundësojnë atij të kandidimin si i pavarur në zgjedhjet e 14 majit.

“Ne do ta ankimojmë këtë vendim në Kolegjin Zgjedhor dhe paralelisht do të vijojmë me mbledhjen e firmave. Sot në këtë ditë festë do të thyejmë rekordin e firmave të mbledhura për “Lëvizjen Bashkë” dhe për mua si kandidat i pavarur. Asnjë i korruptuar nuk na pengon ne. Pse nuk duan t’ia dinë për argumentet, për ligjin, për Kodin Zgjedhor. Çfarë e shqetëson Ramën dhe Veliajn? Ata kanë frikë nga një lëvizje politike e vërtetë, nga njerëz të organizuar dhe me ideale. Ata e dinë se sa shumë na presin qytetarët.” – tha Qori para mediave.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *