Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla u arrestua me kërkesë të SPAK-ut i akuzuar për shpëdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Bashkë me Allën u shoqëruan dhe 12 persona të tjerë si të dyshuar se kanë marrë pjesë në komisionet e tenderimit ku pretendohet të jenë kryer dhe shkeljet me favorizime për të njohur të kryebashkiakut Alla.

“Ky shtetas nën hetim në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurorimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit. Në një kohë që nga hetimi ka dyshime të arsyeshme, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e SPAK-ut referuar një pretendimi për shkelje ligjore.

Lefter Alla ushtron detyrën e kryebashkiakut të Bulqizës që nga viti 2019-të.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *