Lëvizja e Fermerëve është surpriza e madhe e zgjedhjeve të mbajtura në Hollandë.
Kjo parti arriti të marrë 20% të votavë çka i garanton shumicën në dhomën e Senatit me 15 ulëse të fituara.
Ky rezultat duket se ka befasuar dhe vetë drejtuesit e këtij subjekti politik.
“Kjo nuk duket normale, por në fakt është! Janë të gjithë qytetarë ata që na besuan dhe votuan.”- tha udhëheqësja e partisë Karoline van der Plas.
Lëvizja e Fermerëve u krijua në vitin 2019-të pas protestave të fermerëve hollandezë të cilët kritikuan qeverinë për politikat bujqësore.
Kjo lëvizje njihet dhe për orientimin e saj ideologjik konservator duke predikuar vlerat e moralit dhe familjes tradicionale hollandeze.
Analistët dhe njohësit e skenës politike në Hollandë e cilësojnë rezultatin e Lëvizjes së Fermerëve si tërmet politik.