Duke folur në tryezën me temë “Mbrojtja e integritetit zgjedhor në Shqipëri”, zv. Ambasadori amerikan në vendin tonë, Demian Smith tha se në zgjedhjet e prillit të vitit të kaluar ka pasur shitblerje të votës dhe keqpërdorim të të dhënave personale të qytetarëve.

Smith nënvizoi se organizimi i zgjedhjeve është para së gjithash përgjegjësi e qeverisë, por dhe e opozitës dhe e votuesve shqiptarë. Ai kërkoi që kandidatët të verifikohen paraprakisht nëse kanë probleme me ligjin.

“Zgjedhje të lira e të ndershme në përputhje me standardet zgjedhore të Shqipërisë, kjo është jo vetëm përgjegjësi e qeverisë dhe partive politike, por edhe e votuesve. Pas zgjedhjeve të prillit 2021 mbajtëm shënim vërejtjet e OSBE-ODIHR, ku kishte jo vetëm aspekte të mira, por edhe shitblerje të votave apo keqpërdorim të të dhënave personale. Ne vazhdojmë të inkurajojmë institucionet shtetërore, partitë politike, që të vënë në zbatim rekomandimet e OSBE-ODIHR, dhe duhet që partitë politike të shikojnë kandidatët e tyre, nëse janë sipas ligjit dhe janë të pastër. Kjo është e rëndësishme për votuesit, në cilëndo demokraci.” – tha Smith.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *