Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford ka dhënë një intervistë të fortë në mediat amerikane lidhur me rolin e Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me kompanitë ruse të naftës.

Gazetari amerikan, Zev Shelev, duke folur në emisionin e tij investigativ ‘Narativ’, tha se McGonigal është i lidhur me kompaninë Gazprom të naftës ruse. Madje, sipas Shelev, ai ka punuar që fushat e naftës, të cilat ishin marrë nga kompanitë amerikane, të kalonin në duart e rusëve.

I ftuar në emisionin e Zev Shalev ishte Mark Crawford, kryetar emeritus i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri. Ai bëri disa rrëfime të forta, duke treguar se si fushat e naftës iu hoqën amerikanëve për të kaluar në duart e rusëve të Gazprom.

Sipas Crawford, “përpjekjet për të hequr fushat e naftës nga biznesmenët e Amerikës së Veriut nisën që në vitin 2016 dhe më pas nisën të konkretizohen në vitin 2017. Në janar 2017 nisën të shtetëzojnë fushat e naftës. Qëllimi ishte që ato të kalonin në duart e dy kompanive austriake, të cilat shërbejnë si mbulim për Gazprom. Dy kompanitë në fjalë janë Jurimex dhe Nis, të prezantuara si kompani austriako-serbe.

Crawford thekson se ata e dinin se këto ishin kompani të Gazprom, por situata u bë më e qartë kur një kompani shqiptare, e quajtur Transoil dhe e përfaqësuar nga Shefqet Dizdari, i dërgoi një letër kompanisë Gazprom.

“Në letrën e Shefqet Dizdarit, i cili i shkruan kompanisë Gazprom, thuhet: Hej djema, ju rusët po tentoni të merrni fushat përmes lidhjeve tuaja në Austri. Pse po e bëni këtë, kur ne jemi përfaqësuesit tuaj këtu. Pse përdorni të tjerët, kur ne jemi përfaqësuesit zyrtarë të Gazprom. Ky është Dizdari që më vonë del si partner me McGonigal, Rossini-n dhe Personin A, Agron Neza.” – tha Crawford

“McGonigal u shfaq pikërisht në kohën kur ishim në mesin e arbitrazhit. Pyetja që lind është se pse rusët janë të interesuar për këto fusha nafte të vogla në Shqipëri dhe pse janë të interesuar ata të komprometojnë zyrtarët amerikanë për të hyrë në Shqipëri?”+ tha ai.

I pyetur se përse në padinë e publikuar ndaj McGonigal, thuhet se ai e paralajmëroi Ramën që të mos i japë fushat e naftës për rusët, Crawford ironizoi duke thënë: “Ai i tha ‘mos puno me ata rusët e tjerë’”.

Sipas tij, sërish në lidhjen austriake del oligarku rus, Oleg Deripaska. Crawford tha se lidhjet ruse në këtë skandal janë shumë të qarta dhe shumë të forta.

Marrë nga Rruga Press

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *