Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako u paraqit dje në SPAK ku u pyet për procedurat e legalizimit të një ndërtese në Durrës, procedura të cilat Prokuroria e Posaçme pretendon se janë kryer në kundërshtim me ligjin.

Dako është përfolur disa herë për afera të ndryshme, ndërkohë që ai është i shpallur non-grata nga SHBA-të për korrupsion.

Sakaq, sot në ambientet e SPAK-ut u paraqit dhe kreu i bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

Ndaj Artur Bushit mësohet se ka 7 kallëzime në SPAK dhe për 3 prej tyre ka nisur procedimi penal.

Ende nuk dihet konkretisht se për cilën çështje është pyetur Bushi.

Kujtojmë se ditën e djeshme SPAK-u njoftoi dhe arrestimin e kryetarit të bashkisë së  Bulqizës, Lefter Alla i akuzuar për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe favorizim në tendera.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *