Gjykata Penale Ndërkombëtare njoftoi lëshimin e urdhër-arrestit për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Ai sëbashku me Maria Belova, zyrtare ruse për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, akuzohen për dëbim të paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina gjë e cila përbën krim lufte.

“Ka arsye për të besuar se çdo i dyshuar është përgjegjës për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të popullsisë dhe transferimit të paligjshëm të popullsisë nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse, sa i përket fëmijëve ukrainas.”-  thuhet ndêr të tjera në referimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Vendimi i Gjykatës me seli në Hagë u konsiderua si vendim historik nga drejtuesit politikë të Ukrainës. Vendimi po ashtu u përshëndet nga SHBA-tê, Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *