Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla foli në sallën e gjyqit ku do të jepet masa e sigurisë ndaj tij duke thënë se u arrestua për motive politike.
Alla theksoi se arrestimi i tij u krye me synim që të mos e lejojnë të rikandidojë sërish në zgjedhjet lokale të 14 Majit.
“Arrestimi im është politik. Nuk kam kryer shkelje te ligjit. Më mirë të më thoshin që të hapja krahun, të kërkonin të ikja, se do të kisha ikur.”- tha Alla para trupit gjykues.
Lefter Alla u arrestua dy ditë më parë pas një hetimi një-vjeçar nga SPAK-u duke u akuzuar për korrupsion, falsifikim dokumentesh dhe shkelje në procedurat e tenderave publikë.